Basketbollistët e Kosovës U-20 kanë përfunduar në vendin e 18-të në Kampionatin Eeropian, Divizioni B, që u mbajt në Portugali.
Në ndeshjen për vendin e 17-të kanë pësuar nga Rumania me rezultat 66:56, në një ndeshje me shumë kthesa, transmeton Klan Kosova.
Dardanët e rinj janë munduar të përfundojnë Europianin me fitore, por nuk e arritën qëllimin, derisa kështu e përfunduan në vendin e 18-të nga 21 Kombëtare sa kanë marrë pjesë.
Ndaj Rumanisë, Leon Neziri, realizoi 12 pikë, derisa Dardan Kapiti dhe Rilind Krasniqi kontribuuan me nga 10.
Kosova gjatë këtij Europiani shënoi dy fitore, ndaj Armenisë dhe Luksemburgut, si dhe pësoi pesë humbje, prej tyre katër në grupe.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.