Kosova e ka humbur ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian të Basketbollit që u zhvillua në Gjerorgji.
Ata u mposhtën nga nikoqirët me rezultat 79:116.
"Dardanët" janë renditur në vendin e 12-të nga 19-të kombëtare që morën pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj.
Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e parë, duke e fituar 19:24, ndërsa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 19:25, duke shkuar në pushim me shifrat 38:49.
Edhe pjesa e dytë ‘foli’ në të mirë të gjeorgjianëve, që fituan në fund 79:116. Te Kosova edhe në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë e 12 kërcime.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.