Filmi “Martesa” me skenar dhe regji të Blerta Zeqirit, është propozimi zyrtar i shtetit të Kosovës për të garuar në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në Oscars.
Tema e filmit lidhjet me një trekëndësh dashurie gjatë një martese në Kosovë, ku rolet kryesore i luajnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.
Kryesuesi i komisionit përzgjedhës Isa Qosja u shpreh: “Filmi i propozuar është një tregim ndryshe nga ato që jemi mësuar apo detyruar t’i shohim tek ne, përmban një strukturë disashtresore dramaturgjike, aktorët i gjallojnë fatet e tyre në mënyrë të natyrshme dhe me mjaft emocione. Regjisura është gati e pavërejtur dhe kjo i jep këtij filmi rrjedhshmëri në perceptim të fabulës dhe përjetimit”.
Filmi “Martesa” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë “Beze” me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.