Sonte në Prishtinë, Kosova do të përballet me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe do të nisë nga ora 19:00, transmeton Klan Kosova.
Në konferencën e fundit nga përfaqësuesja janë shprehur tejet të motivuar për këtë takim, që është ndër më të rëndësishmit që e ka zhvilluar Kombëtarja e Kosovës në basketboll.
“Basketbollistët janë shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Islandës. Kemi pasur tri ditë intensive me stërvitje dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e së enjtes. Besoj se edhe me ndihmën e Dardanëve dhe tifozëve do t’ia dalim në këtë takim përballë Islandës, që ka shumë lojtarë cilësorë, megjithatë lojtarët do të japin maksimumin në fushë”, është shprehur Granit Rugova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.