Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra i ka nisur me humbje kualifikimet për Euro 2026, duke u mposhtur nga Franca me rezultat 43:12 në ndeshjen e zhvillua në Nimes, përballë 2200 shikuesve.
Përballë kampiones së botës, vashat kosovare treguan angazhim dhe shpirt gare, por diferenca në cilësi ishte e dukshme.
Kjo ndeshje shënoi gjithashtu një fazë tranzicioni për Kosovën, me disa lojtare të reja që debutuan në arenën ndërkombëtare, ndërsa mungesat e emrave të rëndësishëm si Demaj, Gjikokaj, Mustafa, Rugova dhe Aliu ndikuan në paraqitjen e ekipit.
Merlinda Qorraj ishte më efikasja për Kosovën me 6 gola, ndërsa Arona Krasniqi shënoi 2, dhe Bytyqi, Mehmetaj, Mulaj e Hetemi nga një.
Ndeshja e radhës për Kosovën zhvillohet të dielën, më 15 tetor në ora 17:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kundër Kroacisë, një tjetër sfidë e vështirë për vajzat “dardane”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.