Ekipi i Kosovës në basketboll në kategorinë e femrave ka pësuar humbje nga Norvegjia në Kampionatin Evropian për Vendet e Vogla.
Vashat dardane e nisën mirë çerekun e parë ku e fituan me tre pikë epërsi, konkretisht 13:15.
Ndërsa, në çerekun e dytë norvegjezet ishin më të mira, të cilat arritën ta kthejnë rezultatin në 41:34.
Çereku më i dobët në këtë ndeshje për Kosovën ishte i treti, ku lojtaret kosovare s’arritën të shënojnë më shumë se dy pikë, teksa norvegjezet shënuan 25 sosh.
Ndërsa, çerekun e katër Kosova e fitoi me tri pikë diferencë 15:18, por të pamjaftueshme për ta ndalë humbjen.
Në fund, ndeshja u përmbyll me rezultat 81:54 ku dallimi është 27 pikë .
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.