Ndeshja e ndërprerë për shkak të shiut ka vazhduar sot ndërmjet Kosovës dhe Andorrës.
Andorra shënoi fitore 13:19, që ishte e para, derisa kjo ishte humbja e tretë për Kosovën.
Nga basketbollistet e Kosovës u dalluan, Enisa Kamerolli që shënoi gjashtë pikë, Aulona Muhadri shtoi tri, derisa nga dy pikë shënuan Astera Tuhina dhe Agnesa Rrahmani.
Ndeshjet po vazhdojnë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku për herë të parë po zhvillohet FIBA Europe Cup.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.