Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen "Kamarja e Turpit" me autor Ismail Kadare, është bërë pjesë e projektit DoSEL (Drama e Gjuhëve të Vogla Evropiane).
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se DoSEL i kushtohet promovimit dhe mbrojtjes së gjuhëve më të vogla evropiane.
Në kuadër të këtij projekti po prezantohen shfaqje të ndryshme në javën e 55-të të dramës sllovene, një festival teatri që po zhvillohet në Kranj të Sllovenisë.
"Kamarja e Turpit" u shfaq para publikut slloven, shfaqja u performua në shqip, ndërsa përkthimi ishte në anglisht dhe në sllovenisht.
Dramatizimi u bë nga Doruntina Basha dhe regjisor është Kushtrim Koliqi.
Luajnë aktorët: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari dhe Jehona Gashi. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.