Para Lojërave Olimpike, që është ngjarja kryesore e sportit në botë, xhudistët kosovarë do ta kenë edhe një sfidë të rëndësishme.
Kampionati Botëror i Xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë, zhvillohet një muaj para fillimit të Olimpiadës.
Aty do të marrin pjesë 727 garues nga 133 shtete të botës, derisa Kosova në këtë garë do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Këtë radhë kampionatit botëror do t’i mungojë kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, si dhe Loriana Kuka, njofton Klan Kosova.
Kjo garë, që nis nga 6 qershori dhe përfundon më 13 qershor, do të jetë e fundit për xhudistët tonë që më pas do të udhëtojnë në Tokio ku synojnë medalje nga Lojërat Olimpike.
Kampionati Botëror i xhudos do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.