Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit.
Futbollistët janë grumbulluar në Kampin Nacional në Hajvali, ku kanë zhvilluar stërvitje.
Të premten, më 15 nëntor "Dardanët" do të luajnë në Bukuresht kundër Rumanisë, kurse të hënën më 18 nëntor kundër Lituanisë në stadiumin "Fadil Vokrri".
Në një konferencë për media të mbajtur të hënë, trajneri Franco Foda, u shpreh optimist për vendin e parë në grup.
Mirëpo, Foda tha se për të ndodhur kjo duhet fitore kundër Rumanisë.
Kosova për ta rrëmbyer kreun e tabelës i duhet një fitore prej tre golash ndaj rumunëve.
Tekniku gjerman njoftoi se në ndeshjet e nëntorit, s'do t'i ketë në dispocizion pesë futbollistë:
Ermal Krasniqin, Bersant Celinën, Milot Rashicën, Leart Paqaradën dhe Emir Sahitin.
Derisa tha se në vend të tyre ka ftuar edhe futbollistë të rinj, për herë të parë nën urdhrat e tij do të jenë Baton Zabërgja dhe Leard Sadriu.
https://klankosova.tv/kosova-me-pese-mungesa-kunder-rumanise/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.