Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë grumbulluar për ndeshjen vendimtare të play-offit për Kupën e Botës ndaj Sllovakisë.
Dardanët do të ballafaqohen me Sllovakinë në Bratislavë me 26 mars me fillim nga ora 20:45, aty ku do të mësohet fituesi i biletës për finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.
FFK ka publikuar videon ku shihen yjet e Kosovës teksa janë në disponim të mirë para takimit të së enjtes.
Në rast të triumfit ndaj Sllovakisë, Kosova do të ketë punë me fituesin e duelit tjetër Rumani-Turqi.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.