Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se për shkak që Qeveria e Kazakistanit nuk e ka lejuar Kombëtaren e këtij vendi të udhëtojë në Kosovë.
Kështu ndeshja miqësore e paraparë për t’u zhvilluar më 4 qershor në Prishtinë, Kosovë-Kazakistan është anuluar.
"Dardanët" në të njëjtin ditë do të luajnë me Maltën në Austri.
Ndërkohë, miqësorja tjetër e paraparë për t’u zhvilluar në Antalia më 8 qershor kundër Komorosit, do të zëvendësohet me Guinenë.
Kjo pasi që Komorosi për shkak të restrikcioneve për hyrje në Turqi si pasojë e COVID-19, e ka të pamundur të udhëtojë në këtë datë në Antalia.
Skuadra e udhëhequr nga Bernard Challandes, gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër miqësore.
Fillimisht më 1 qershor do të përballen me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.