Lajmet e fundit

Këta madje mund ta përmirësojnë pozitën në renditjen botërore nga garat Grand Slam që zhvillohen para Tokio 2021, përveç Distria Krasniqit që vetëm mund ta përforcoj pozitën e parë në botë për kategorinë deri në 48 kg.
Nga xhudo, gjasa ka edhe Laura Fazliu që aktualisht pozicionohet në vendin e 58-të në renditjen e kategorisë deri në 63 kg. Ka mjaft gara për të siguruar pikë që do ta ngritin atë në renditje për ta arritur qëllimin.
Qysh në vitin 2019-të, vizën për Olimpiadën e Japonisë e fitoi Egzon Shala nga sporti i mundjes.
Ai pati dalë i shtati në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Kazakistan atë vit.
Në Olimpiadën që për shkak të pandemisë zhvillohet në vitin 2021, nga fund korriku deri në fillim-gusht, mund të fitojnë kualifikim edhe Donjeta Sadiku, nëse fiton dy meçe në garën e Londrës, Arti Krasniqi përmes notit, në disiplinën 10 km ujëra të hapura.
Edhe Federata e Karatesë synon të përfaqësohet me karateist, ndërsa shpreson që Herolind Nishevci, Fortesa Orana dhe Elhami Shabani të arrijnë një gjë të tillë.
klankosova.tv
Emanuell SYLA