Nga 14 deri më 16 nëntor 2025, në Zagreb të Kroacisë do të zhvillohet gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix Zagreb.
Në këtë garë do të marrin pjesë 370 xhudistë nga 48 shtete dhe 5 kontinente, raporton Klankosova.tv.
Kosova ndërkaq do të përfaqësohet nga 6 xhudistë nëpër kategori të ndryshme:
Distria Krasniqi (-52kg);
Flaka Loxha (-57kg);
Fatjona Kasapi (-57kg);
Dardan Cena (-73kg);
Anes Veseli (-90kg);
Shpati Zekaj (-100kg).
Ekipi i Kosovës do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.