Zgjedhjet përfunduan, çka tani :
Ende nuk po dihen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 prandaj edhe po spekulohet aq shumë se kush dhe si do ta formojë qeverinë. Natyrisht që LVV - ë në bazë të ligjeve në fuqi ka të drejtën e ius prima noctis , të drejtën e herës së parë apo natës së parë të propozojë qeverinë nëse i siguron 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E drejta e natës së parë më shumë ndërlidhet me aktivitete seksuale e që shumë përkon me politikën në Ballkan dhe në Kosovë. Nëse mandatari nuk siguron votat e mjaftueshme për qeveri i kalon presidentes si e drejtë diskrecionale e saj t'i japë mundësinë subjektit tjetër ta formojë qeverinë. Realisht , ai mandatar që i siguron 61 nënshkrime të deputetëve që pastaj do të konfirmohen me votim në Kuvend , e formon qeverinë. Kjo do të ishte qeveri e super pakicës që nuk siguron as kushte minimale që ajo të përmbush premtimet dhe synimet. Do të krijohej një ngërç institucional , me një qeveri krejtësisht jofunksionale , të lëndueshme dhe buzë greminës - rrëzimit. Nëse situata nuk ndryshon , këso qeverie do ta kemi. LVV ë edhe nëse i fiton 50 mandate , me 1 deputet të Llaple Sellës , Rashiqin nëse e merr një mandat dhe me 10 deputetë joserbë i bënë 61 vota apo qeveri të greminës që nuk do ta bëjë asnjë punë përveç se do të marrin rroga , mëditje dhe do të tredhin miza duke udhëtuar nëpër botë , pa prodhuar asnjë efekt. Po flasë me kusht nëse Kurti e mbanë fjalën duke mos bërë koalicion me asnjë parti shqiptare e as me Listën Serbe. Edhe opozita aktuale nëse nuk bën koalicion me Listën Serbe do ta formojë një qeveri , me ndoshta 63 deputetë , edhe kjo qeveri e greminës , me këmbë të thyera që lehtësisht do të rrëzohej. Edhe varianti i parë sikur edhe i dyti , më së shumti do të mbijetonin e jo qeverisnin , as edhe një vit të plotë shkaku se formimi i qeverive të tilla i merr disa muaj. Në këtë raport forcash edhe pozita si dhe opozita do ta dërgonin vendin që zgjedhje të reja duke mos e siguruar kuorumin e nevojshëm për votim për zgjedhje të presidentit / presidentes .
Si të dilet nga kjo situatë ?
Nëse dikush mendon se Albin Kurti do të hjek dorë nga pushteti për ta tejkaluar bllokadën institucionale, e ka shumë gabim , nuk është në tokë të bukës. Albin Kurti do të provojë çdo mundësi ta formojë qeverinë qoftë edhe vetëm ne pakica duke lënë 53- 55 deputetë shqiptarë në opozitë. Për Kurtin marrja edhe e një mandati qoftë edhe jo të plotë paraqet çështje të mbijetesës politike, partiake dhe , sigurisht që do të garantonte për aq kohë edhe siguri fizike apo imunitet nga ligji. Me një fjalë , në vend se të shkojë në Prokurori dhe të dëshmojë siç e parasheh ligji ai do t' i ftonte prokurët në zyrën e tij për t'i marrë në pyetje pse iu kanë rënë në qafë ministrave të tij , ambasadorëve apo jaranave për ndonjë milion euro të shmangur e që është shumë e papërfillshme kur e krahasojmë me buxhetin 12 miliardë euro gjatë mandatit të plotë të regjimit të tij. Për ta penguar opozitën , nëse nuk i siguron votat për qeveri të ardhshme , Albin Kurti ka njëqindmijë mundësi procedurale ta prolongojë procesin , pa ardhur në kundërshtim me ligjin. Sigurisht se këto mundësi i ka planifikuar Kurti në mendjen e tij të mbrapshtë.
Dhe , çka pas kësaj ?
Në zgjedhjet e fundit me vota kanë rënë vetëm LVV - ë dhe AAK - NISMA. Fituese e madhe është PDK - ë por as LDK - ë nuk konsiderohet humbëse sepse êshtë rritur nga 12 përqind në 18 përqind , pa numrimin e votave të mbetura . Në asnjë parashikim timin nuk e kam parë LDK - ë nën 21 përqind , pragu minimal e as AAK- NISMA nën 10 përqind gjithashtu pragu minimal . Për PDK -ë kam parashikuar se do të sillet kah 23 - 24 përqind. Prandaj kam menduar se LVV nuk e kalon 35 përqind. Ashtu edhe do të bëhej, realisht po të rriteshin LDK dhe AAK - NISMA. Në situatën aktuale që u krijua pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe pas fyerjes jonormale që ua bëri Kurti opozitës , zgjidhja më e mirë do të ishte që opozita aktuale të qëndrojë në opozitë deri te zgjedhjet e radhës dhe , jo që nuk duhet ta pengojë Kurtin ta formojë qeverinë por , përkundrazi duhet të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend për qeverinë Kurti 3 , pastaj të mbetet në opozitë për ta lënë Kurtin ta bëjë rrugën qeverisëse bashkë me minoritetet joserbe dhe Listën Serbe. Nëse LDK - ë hynë në koalicion me LVV - ë do ta harrojë pësimin e vitit 2021 çka do ta pësonte në zgjedhjet e radhës. As PDK - ë nuk do të duhej të bënte koalicion me LVV - ë , do ta pësonte keq dhe do të kishte rënie të madhe në zgjedhjet e radhës aq më parë që fuqia politike e LVV - ë , edhe pas këtyre zgjedhjeve është e madhe dhe kur të dojë apo ka përfitim , LVV - ë e rrëzon qeverinë. Pastaj , zgjedhjet lokale janë afër , PDK dhe LDK si dhe AAK - NISMA duhet të bëjnë përgatitje të nenjëhershme për të rritur numrin e votave. Sidomos kjo vlenë për LDK - në që ka pësuar fijasko edhe në komunat që janë konsideruar si " Jerusalemi i LDK - së." Çdo lakmi e opozitës për të ardhur në pushtet në këto rrethana , aspak në favor të Kosovës e shkërrmoç opozitën ndërsa e forcon LVV - në , pa asnjë dyshim. Nuk ka nevojë opozita ta rrezikojë shëndetin politik kur ka një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit elektoral. LVV - ë po thotë se populli përmes dhënies së 40 - 42 përqind të votave ua ka besuar edhe një mandat, mos i pengoni sepse do të jetë investim i mirë për të ardhmën e opozitës dhe rënie rapide e LVV - së në ndërkohë që partnerët e koalicionit, minoritetet joserbe dhe LS do t'i kenë mandatet e rezervuara dhe të garantuara. Bashkësia ndërkombëtare që personifikohet në fuqinë dhe karizmën e Trampit , në fokus e ka Ukrainën dhe Gazën , Kosova është në bisht të sorrës. Pse opozita të merret me Grenellin dhe Trampin , le të merret Kurti me partnerët joshqiptarë të koalicionit ! Pse opozita të hyjë në fushat e minuara nga Kurti i cili , vetëm ai e di ku i ka vendosur dhe mund t'i vë në veprim kur ta vlerësojë se përfiton politikisht dhe e dëmton opozitën , politikisht dhe me vota. Mina të kurdisura janë veriu i Kosovës , sanksionet ndërkombëtare , papunësia , rritja e varfërisë , Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit , kapja e të gjitha institucioneve të mundshme , korrupsioni struktural institucional , nepotizmi pandemik si dhe inferioriteti turpërues nē skenën ndërkombëtare në raport me Serbinë. Nuk ka asnjë arsye që të pengohet nga opozita formimi i qeverisë Kurti 3 dhe janë njëqindmijë arsye që të mos bëjnë koalicion me Albin Kurtin , si hajvana të emërtuar nga vet Kurti .
A do të bëhet siç po e them unë ?
Kam frikë se jo. Sot , bossi i NATO - së tha se sipas të gjitha gjasave , qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë qeveri e koalicionit . Këtë e tha edhe ambasadori gjerman në Kosovë. Me fjalë të lakuriquara , hiç ate diplomatik nënkupton se Kurti do të detyrohet të bëjë koalicion . Ata nuk e konsiderojnë koalicion ate të LVV - së me minoritetet joserbe e as me LS -e . Madje as me AAK dhe NISMA. Ata e konsiderojnē koalicion nëse LVV lidhet me LDK - ë apo me PDK - ë. Pse , në siguri do të pyetni. Ndërkombëtarët konsiderojnë se ky koalicion siguron qëndrueshmëri dhe shmang zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm kur të vjen në rend dite çështja e presidentit / presidentes. Pastaj këtyre iu duhen garantues për arritjen përfundimtare të marrëveshjes me Serbinë si dhe zbatimin e saj e që do të kërkojë kompromise të mëdha. Prandaj , ma merr mendja se ndërkombëtarët do ta caktojnë përbërjen e koalicionit sikur edhe arkitekturën e qeverisë , me ministra të filtruar nga vet ndërkombëtarët. Secili që do të kundërshtojë , pozitë apo opozitë mund të futet në listën e zezë si pengues të demokracisë apo moszbatues të marrëveshjeve dhe zotimeve ndërkombëtare. Nëse pengohet Kurti në formimin e qeverisë ai do ta luaj rolin e viktimës sikur të gjithe janë kundër tij . Në asnjë shtet të botës opozita nuk merr dhe nuk e ndanë përgjegjësinë me pozitën . Votojeni qeverinë Kurti 3 , mund të jetë një humbje taktike por , pa asnjë dyshim do të jet një investim shumē fitimprurës politik në të ardhmën për opozitën.
Sigurisht Muja , jo ulqinaku por mitrovicalia nuk pajtohet me këtë parashikim timin. Madje , më thanë sepse nuk e kam lexuar se ma paska ndaluar të merrem me parashikime sepse paskam dështuar te LVV në zgjedhjet e fundit . Po , nuk kam qenë i saktë në parashikim , e pranoj , arsyet i tregova më lartë . Merreni me mend po të kishte fuqi Armend Muja të nënshkruaj urdhër ekzekutiv si Donald Tramp , së çka do të bënte me në që nuk jemi në skemën e LVV - së ! Por , lexues të nderuar krahasojeni marzhën e gabimit tim për LVV - në në zgjedhjet e fundit ne parashikimin e Mujës për zgjedhjet e fundit lokale ku thoshte se LVV i fiton sigurisht 21 e fiju komuna ndërsa i fitoi vetëm tri ( 3 ) !
Albin Kurti do t'i lusë partitë opozitare të bëjnë koalicion me të , si kusht i mbijetesës , partiake dhe personale. Fort do të dashurohet me hajvanët e opozitës dhe në vend të socialdemokracisë liberale do ta kthejë kohën e hajvanatit. Albin mo, nuk e ka për herë të parë e as të fundit. Për të larë m.t me sh...ë , po i shkruan BE - së letër për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës në kohën kur vet ua shkelë këto të drejta duke i bërë pikë e pesë. Çfarë mashtrimi dhe zhvendosje e vëmendjes !
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.