Presidenca e Kosovës, përmes një ceremonie të veçantë të dielën nderoi me medalje presidenciale post-mortem për sundimin e ligjit për Beau Biden, të birin e ndjerë të presidentit amerikan Joe Biden si shenjë mirënjohje për shërbimin e tij gjatë pasluftës në Kosovë.
Ngjarjes iu bënë dëshmitarë fizikisht shumë mysafirë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, para së cilëve presidentja e shtetit Vjosa Osmani mbajti një fjalim ku çmoi lartë kontributin e familjes Biden e në veçanti atë të Beau.
Foli në anglisht meqë ngjarja po përcillej edhe nga amerikanët.“Njerëzit e mirë janë si qirinjtë që e djegin veten për t’u bërë dritë të tjerëve. I ndjeri Beau Biden ishte pikërisht i tillë. Ai është qiriu që u ka dhënë dritë kaq shumë njerëzve. Në ditët tona më të errëta, e gjithë familja Biden u ka dhënë gjithashtu dritë njerëzve të Kosovës.”
Virtualisht radhën e pati fjalimi i presidentit Joe Biden, i cili në fakt u publikua dy ditë më parë nga kjo zyre.
“Ne jemi shumë mirënjohës për gjithë njerëzit e Kosovës, në të cilën Beu ra aq shumë në dashuri. Ai ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë tuaj. Si avokat në kuadër të Departamentin amerikan e Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj në Republikën e Kosovës dhe të ndihmojë pavarësinë tuaj dhe demokracinë tuaj kaq të re por mbi të gjitha sundimin e ligjit.”
“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë unë dua po ashtu të pranoj përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova e ka bërë në njëzet vitet e fundit. Unë kam qenë për vizitë atje disa herë dhe e di që krejt njerëzit punojnë pa pushim për një të ardhme të ndritur. Beu ka besuar në popullin e Kosovës.”- ka deklaruar Biden ndër të tjera duke u zotuar se Amerika do të jetë gjithnjë krahë popullit të Kosovës.
Familja do ta pranojë medaljen përmes rrugëve diplomatike. Të dielën kjo iu dorëzua ambasadorit Philip Kosnett, i cili ndanë mirënjohjen e njëjtë.
“Zonja Presidente mënyra më e mirë për të nderuar Beau Biden është që të gjithë qytetarët e Kosovës të punojnë për të ardhmen, Amerika do t’ju qëndrojë gjithmonë përkrahë. Po ashtu kam besimin se në vitet e ardhshme, SHBA dhe Kosova do të arrijnë që akoma më shumë të forcojnë marrëdhëniet e tyre, nga ana e Drejtësisë, ekonomisë, shëndetësisë, shkencës”.
Beau Biden i është dhënë emri edhe rrugës nacionale që lidhë Gjilanin me Ferizajin, ngjarje kjo që e pati sjellë në Kosovë më 2016 edhe presidentin aktual Joe Biden.
I biri i tij i parë, i ndjerë tashmë, shërbeu si kapiten në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Delaware, në Irak, pastaj si prokuror në zyrën e prokurorit amerikan në Philadelphia për nëntë vjet, dhe si i zgjedhur dy herë në pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm në Delaware.
https://www.youtube.com/watch?v=BAD2cfzc29E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.