Basketbollistët e Kosovës U18 kanë pësuar humbje nga Austria me rezultat 79:92, në Kampionatin Europian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.
Dardanët e rinj arritën ta fitojnë çerekun e parë me rezultat 23:19, por nuk arritën t’i fitojnë edhe pjesët tjera të përballjes, transmeton Klan Kosova.
Donat Rexhepi kishte 20 pikë e tetë kërcime, derisa u ndihmua nga Albin Berisha me 17 pikë dhe Donat Musa me 16 pikë. Me 11 pikë e nëntë kërcime kontribuoi Erhan Sholla.
Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 do të përballen me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në grupe kundër Portugalisë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.