Kosova ka arritur që ta fitojë edhe miqësoren e dytë, këtë herë përballë Maltës përpara kualifikimeve për EURO 2020.
Kosova kaloi e para në avantazh me anë të Milot Rashicës pas një krosimi të mirë zhagas nga Kastrati dhe që arriti ta dërgoj topin në gol.
Por, maltezët në fundin e pjesës së parë u treguan më të vëmendshëm se djemtë e Kombëtares së Kosovës dhe arritën që ta barazojnë rezultatin në 1-1, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Kosova ishte ajo që e kishte dominimin total por që golin e epërsisë arriti ta gjej tek në minutën e 84 me anë të Rashicës.
Kjo ishte edhe miqësorja e fundit përpara ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020, njofton Klankosova.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.