Hendbollistet e Kosovës e kanë nisur me fitore fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Europian.
Dardanet gjunjëzuan Qipron në kryeqytet 30:21. Vashat nga Kosova u treguan dukshëm më të mira se kundërshtaret duke qenë në epërsi që nga fillimi.
Kosova synon kalimin në fazën tjetër kualifikuese. Ato ndeshen me Luksemburgun të premten dhe Portugalinë të shtunën.
Vetëm skuadra që pozicionohet në vendin e parë kalon në fazën tjetër, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=wILsb2XH4gE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.