Ka përfunduar gara Grand Sllem në Kazakistan, aty ku morën pjesë 42 shtete e mbi 330 atletë nga mbarë bota.
Kosova u përfaqësua me katër garues, Akil Gjakova, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.
Nga kjo garë, Kosova mori dy medalje dhe një vend të shtatë.
Nora Gjakova doli nënkampione e kategorisë 57kg, duke fituar medaljen e argjendtë.
Për Norën, kjo ishte medalja e shtatë në karrierë nga garat Grand Sllem, dy të arta tri të argjendta dhe dy të bronzta.
Laura Fazliu fitoi të bronztën në kategorinë 63kg, ishte e treta medalje në këtë nivel, një të argjendtë dhe dy të bronzta.
Akil Gjakova doli i shtati, ndërsa deri tash në këso gara në xhudo ka një të artë dhe një të argjendtë.
Loriana Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë në Kazakistan, kurse pësoi në luftën e parë në raundin e dytë. Kuka ka tri medalje të bronzta në garat Grand Sllem aktualisht.
Të gjitha përballjet për medalje nga Grand Sllemi i Kazakistanit, janë transmetuar direkt në kanalet e sportit në Artmotin nga data 16 – 18 qershor, pra të premten, shtunën dhe të dielën.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.