Kosova do të merr pjesë me 4 xhudistë në Grand Slam Tbilisi, Gjeorgji.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 83 shtete, 531 garues, nga të cilët 296 meshkuj dhe 235 femra.
Nga Kosova do të ndeshen këto garuese:
Distria Kransiqi (-52 kg);
Flaka Loxha (-57 kg);
Laura Fazliu (-63 kg);
Loriana Kuka (-78 kg).
Distria dhe Flaka ndeshen nesër, Laura ndeshet të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.
Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, garuesit tonë kanë udhëtuar bashkë me trajnerin Fatos Tabaku.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.