Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit “Miroslav Petrovic” që zhvillohet në Kumanovë.
Në këtë turne që do të zhvillohet me 2 dhe 3 qershor Kosovën do ta përfaqësojnë pesë boksier përcjell klankosova.tv.
Në kategorinë e seriorëve do të marrin pjesë Gentrit Gashi, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.
Kurse tek të rinjtë do të marrin pjesë dy boksierët Benjamin Deva dhe Sali Hajdaraj.
Ndryshe ekipin e Kosovës do ta udhëheqin përzgjedhësi Besim Brahimi me trajnerin Mehmet Haxhani.
Këto gara po ashtu janë një provë për dyshen Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami para garave kualifikuese Evropiane për Lojërat Olimpike “Parisi 2024” që organizohen në Krakoë të Polonisë në muajin qershor.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.