Lajmet e fundit

Besfort Bunjaku është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur, e njëkohësisht edhe falënderues ndaj atyre që e kanë ndihmuar.
“Edhe pse konkurrenca ishte shumë e fortë, ndërsa unë për herë të parë garova në këtë shteg, pra kisha vështirësi ta njihja shtegun, ia dola të renditem në pozitën e tretë në Klasën 2000 ccm (kubik), Grupi A që gjithsesi është një rezultat i mirë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur për të arritur deri këtu”, ka thënë Bunjaku pas garës, i cili edhe para nisjes për në Buzet ishte shprehur optimist se do të gjendet në podium.
I treti është renditur edhe Gazmend Demolli, i cili garoi në klasën mbi 3000 ccm, Grupi N.
“Ishte kënaqësi të marrë pjesë në një garë kaq prestigjioze. E kemi ditur se do të jetë konkurrencë e fortë, por po ashtu kemi besuar se mund të arrijmë rezultate të mira dhe ashtu edhe doli. Mendoj se këto rezultate janë tregues i mirë që automobilizmi i Kosovës ka përparur shumë“, është shprehur Demolli.
Rezultatet mund të ishin edhe shumë më të mira, sikur Liridon Kalenderi të mos kishte aksident.
Në provat zyrtare të së shtunës, ai ishte bindshëm i pari, por fatkeqësisht të dielën nuk arriti ta përfundojë garën.