Përfaqësuesja e Kosovës në U18, ka fituar titullin e kampionit të Evropës në Divizionin C.
Basketbollistët kosovarë kanë mposhtur Qipron në Pallatin e Rinisë me rezultatin, 73-64, njofton Klan Kosova.
Koshashënuesi më i mirë te Kosova, ka qenë Rron Ukaj, që ka realizuar 17 pikë, tetë kërcime, dy asistime, një vjedhje të topit dhe gjithashtu një bllokadë.
Kosova me këtë triumf nga viti i ardhshëm do të bëjë gara një divizion më lartë, pra në Divizionin B.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.