Kosova KamerFest 2025 sonte mbyll edicionin e saj të 24-të, me një mbrëmje të veçantë kushtuar kompozitorit dhe pianistit të njohur Dmitri Shostakovich, që feston trashëgiminë e tij muzikore përmes performancave të fuqishme në këtë festival.
Një homazh për një nga zërat më të mëdhenj në muzikë të shekullit të 20-të.
Në program luhen vepra nga: Dvořák, Beach, Ravel, Cherkin, Tchaikovsky, Garetta dhe Shostakovich, të interpretuara nga Romain Garioud – violonçel (Francë), Daniela Dikova – piano (Bullgari) dhe Sihana Badivuku – violinë (Kosovo).
Ngjarja mbahet në Sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore të UP-së, duke filluar nga ora 20:00./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.