Kosova në Evropianin U-20, garon në Divizioni B, në Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.
Përfaqësuesja jonë për herë të parë është pjesë e një evenimenti të madh të basketbollit evropian, që nis më 9 korrik në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova sfidën e parë e luan kundër Portugalisë më 9 korrik.
Përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Ilir Selmani i ka thënë KosovaPress-it se është i kënaqur me punën që është duke u bërë gjatë stërvitjeve. Ai thotë se gjithë basketbollistët po angazhohen maksimalisht, dhe sipas tij, deri tash gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte paraparë. I pari i bankinës së përfaqësues sonë është i vetëdijshëm për potencialin që ka Kosova, por sipas tij, mungesa e shtatëlartësisë është hendikep tek përfaqësuesja jonë.
Më përgatitjet e përfaqësues sonë, është shprehur i kënaqur edhe basketbollisti Leonard Mekaj. Ai thotë se po bëhet punë e mirë, por sipas tij, nuk mund të pritet suksese të mëdha, sepse sipas Mekajt, ky është fillimi i përfaqësues sonë. Edhe Mekaj mendon se përfaqësues sonà « i mungojnë lojtarët shtatëlartë.
Edhe Samir Zekiqi, një tjetër basketbollist i përfaqësues sonë, thotë se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve, dhe ai shpreson se Kosova më kohë do të jetë e gatshme për Kampionatin Evropian. Ai mendon se me angazhimin e gjithë lojtarëve, Kosova mund të ketë prezantim të mirë në Evropian.
Ndryshe, edhe tek basketbollistët tjerë ekziston një optimizëm se Kosova do të ketë përfaqësim dinjitoz në Kampionatin e parë Evropian.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.