Ekipet e Kosovës në 3x3 do të jenë pjesë e kualifikimeve për FIBA Europe Cup, që zhvillohen në qytetin Constanta në Rumani.
Kosova në dy konkurrenca ,atw tw meshkujeve dhe tw femrave, do të garojë më 27 qershor në kualifikimet për FIBA Europe Cup në 3x3, të cilat zhvillohen në Constanta të Rumanisë në 3x3.
Tek meshkujt Kosova është pjesë e Grupit D, së bashku me Hungarinë, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Ekipi kosovar përbehet nga Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena.
Ndërkohë për herë të parë në këtë lloj të sportit, Kosova përfaqësohet edhe me ekipin e femrave. Shorti e ka vendosur në Grupin D do të takohet me Bjellorusinë dhe Estoninë. Në ekipin e basketbollisteve janë: Arbnore Përquku, Saranda Daci, Diedona Halitaj dhe Marigona Rushiti.
Ekipet kombëtare të Kosovës do të udhëtojnë në Rumani më 26 qershor, sipas protokollit të përcaktuar nga FIBA dhe masave anti-COVID-19 në fuqi.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.