Kosova e ka mposhtur Armeninë me rezultat 5:2 në miqësoren e cila u zhvillua në “Fadil Vokrri’.
Armenët ishin të parët që realizuan në minutën e 8-të të takimi, ku portieri kosovar, Shaipi, e devijoi topin për të shënuar autogol.
Baraspesha u vu në minutën e 23-të ku Dellova shënoi supergol nga afro 30 metra, ndërsa Armenai kaloi sërish në epërsi me golin e bukur të Spertsyan në minutën e 30-të.
Pas një ore lojë, Vojvoda shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar për herë të dytë rezultatin, teksa Kosova epërsinë e parë e mori në minutën e 71-të me golin e realizuar nga Emërllahu, njofton Klankosova.tv.
Kurse, për dy golat e fundit u përkujdes Albion Rrahmani, të cilit iu nevojitën vetëm 20 minuta për t’i shënuar golat në minutat 90 dhe 93.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.