Ka përfunduar përballja miqësore midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 98:85 (20:24, 26:17, 28:20, 24:24).
Përveç çerekut të parë, i gjithë takimi u dominua nga Dardanët që zhvilluan një lojë profesionale, transmeton Klan Kosova.
Erjon Kastrati shënoi 27 pikë, derisa Dardan Berisha e ndihmoi me 20 pikë, kurse Drilon Hajrizi kontribuoi me 15 pikë.
Miqësorja tjetër zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Prishtinë, me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara.
Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatitë ekipin sa më mirë për ndeshje zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht.
Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021, ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.