Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sot ndeshjen e radhës kualifikuese në Ligën e Kombeve.
Kundërshtar i Dardanëve do të jetë Kombëtarja e Sllovenisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45, njofton Klan Kosova.
Për këtë duel, Kosova po cilësohet si favorite e lehtë nga bastoret sportive.
Fitorja e mundshme e kosovarëve ka kuotën 2.80, aq vlen edhe rezultati baras.
Ndërsa fitorja e musafirëve nga Sllovenia vlen 2.90.
Sllovenia është lidere e grupit të Kosovës me katër pikë, aq sa ka edhe Greqia. Ndërsa Kosova pas dy takimeve të më pashme ka vetëm një pikë.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.