Kosova ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 76-72, në kuadër të rrethit të tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.
Në tre çerekët e parë më të mirë ishin helvetikët, ndërsa dardanët ishin superiorë në të fundit duke triumfuar me nëntë pikë epërsi (20-11), i cili ishte përcaktues në këtë fitore të rëndësishme.
Më i dalluari në fitoren e Kosovës ishte Dominic Artis, me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime. Ndërkohë me paraqitje të mirë u dallua edhe Drilon Hajrizi, i cili shtoi 17 pikë dhe tetë kërcime.
Kosova tani ka dy fitore e një humbje, kurse Zvicra tre humbje. Danimarka është në vendin e parë me dy fitore, ku vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.
Dardanët ndeshjen e fundit në këtë rreth parakualifikues do ta zhvillojnë ndaj Danimarkës në Prizren, në sallën “Sezai Surroi”. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.