Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nuk ka arritur të triumfojë kundër asaj të Rumanisë dhe është mposhtur me rezultat 75-79.
Pavarësisht spektaklit dhe përpjekjeve të mëdha që basketbollistët kosovarë bënë para tifozëve të tyre, ata nuk ia dolën që ta realizojnë fitoren e tyre të parë para-kualifikimet për Eurobasket 2021.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të Grupit B, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Kosova ka pësuar disfata në tre duelet e para, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania. Tani kjo është disfata e katërt për këtë garë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.