Wikimedianët e Gjuhës Shqipe e plotësuan webfaqen më të famshme të informacioneve me të dhëna për ndodhitë e viteve të '90-ta në Kosovë, të shtunën. Për këtë periudhë u tha se kishte shumë mangësi.
Disa nga të dhënat që u plasuan kanë të bëjnë me sistemin e arsimit, mësimin nëpër shtëpitë shkolla, sistemin shëndetësor, këshillin për financim, organizimin e partive politike, e çështje tjera.
Të dhënat që u shkruan u tha se janë të mbështetura e të faktuara, teksa të njëjtave do t'i bashkëngjiten edhe burimet, njofton Klan Kosova.
Wikimedianët kosovarë thanë se kështu po mundohen ta pasurojnë wikipedian shqipe, që sipas tyre është dukshëm më e varfër se ajo e gjuhëve tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=3Hj8x60RQKA
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.