Lajmet e fundit

Albumi i nëntë i PJ Harvey, The Hope Six Demolition Project, do të publikohet më 15 prill, shkruan Guardian, transmeton Klan Kosova.
Në të do të dokumentohen përvojat e udhëtimeve të saja në Kosovë, Afganistan dhe Washington, gjatë një periudhe katërvjeçare.
“Kur jam duke e krijuar një këngë, unë e vizualizoj gjithë skenën. Mund t’i shoh ngjyrat, mund të tregoj se cila periudhë e ditës është, mund ta ndjej atmosferën, mund ta shoh ndryshimin e dritës, lëvizjen e hijeve – gjithçka që gjendet në atë pamje”.
Sekuencë kosovare nga traileri
Në korrik të vitit 2011, PJ Harvey kishte vizituar Kosovën, pasi në Festivalin Dokufest ishte prezantuar seria e filmave të shkurtër që paraqisnin vizualizim të albumit Let England Shake.
Ajo kishte deklaruar se për të ishte e rëndësishme t’i shfaqte këta filma në Kosovë pasi albumi kishte të bënte me konfliktet e dhunshme të së kaluarës dhe të tashmes, në të cilat ishte përfshirë edhe Anglia.
Në bashkëpunim me fotografin dhe regjisorin irlandez Seamus Murphy, i cili e kishte shoqëruar nëpër udhëtime, PJ Harvey në tetor të 2015 i ka botuar poezitë e saja në librin The Hollow Of The Hand, një pjesë e të cilave po ashtu është inspiruar me Kosovën.
Traileri i albumit The Hope Six Demolition Project
Intervistë me PJ Harvey gjatë qëndrimit të saj në Kosovë (realizuar nga Dardan Selimaj – Kohavision).
PJ Harvey - Down By The Water
Thom Yorke & PJ Harvey - This Mess We're In
Nick Cave & PJ Harvey - Henry Lee