Hendbollistet e Kosovës pësuan humbjen e parë në ndeshjen hapëse për Kampionatin Evropian U-19.
Ato u mposhtën të shtunën nga Sllovakia, me rezultat 39:26.
Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.
"Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht. Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë", thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.