Sapo lexova një pyetësor me fëmijët shqiptarë në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e pavarësisë?”
23% e përgjigjeve ishte: “Flamurin e ngriti Albin Kurti”.
U trishtova shumë dhe kuptova me një fjali të gjithë injorancën shoqërore dhe prapambetjen politike ku është zhytur populli shqiptar i Kosovës.
50% e tyre sot e quajnë Albin Kurtin legjendën historike dhe figurën e pazëvendësueshme të kombit shqiptar por pa dhënë asnjë argument:
- Albini nuk është çliruesi i Kosovës
- Albini nuk është themeluesi Republikës
- Albini nuk është nënshkruesi pavarësisë
- Albini nuk është krijuesi i shtetit
- Albini nuk është lobuesi i njohjes së Kosovës
E gjithë historia e Kosovës është rrafshuar për disa shqiptarë trutharë dhe viti zero fillon ditën e Albinit Kryeministër.
Pa dyshim Albini përfiton nga konsumi i ish-qeveritarëve të korruptuar që u pasuruan pas lufte, por kjo nuk zhbën historinë e lavdishme të Rugovës dhe liderëve të UÇK-së.
Albin Kuri publikisht ka thënë: “Pse disa shqiptare janë të gatshëm t’i falin krimet dhe borxhet Serbisë, por nuk janë të gatshëm me t’i fal 2000 euro nëse dikush t’i ka borxh”.
Ide e shkëlqyer, por Albini harron që borxhet duhen kërku, por edhe duhen kthyer.
Në psikologjinë e Albin Kurtit dhe aktivistëve të VV-së, është ngulit ideja që Kosova s’ka borxhe por të tjerët i kanë borxhe.
Albini thotë: Ne shqiptarët as 2000 euro nuk t’i falim borxh, por harron sa miliarda euro ka shpenzuar Amerika për:
- luftën në Kosovë
- Çlirimin e Kosovës
- Ndërtimin e institucioneve
- Pavarësinë e Kosovës
- Mbrojtjen e Kosovës dhe bazat ushtarake
- Ndihmat për Kosovën
ShBA dy ditë më parë ia kujtoi Kosovës borxhet.
Kosova ishte e para në Ballkan.
Vetëm për 4 vitet e fundit të Albin Kurtit, ka shpenzuar 558.000 milionë euro.
Pyetja që shtrohet: A është gati populli i Kosovës t’ia kthej borxhin Amerikës?
Format e kthimit borxhit janë tre:
1- Politikisht
2- Ekonomikisht
3- Territorialisht
Fatmirësisht deri në këto momente administrata Trump i ka kërkuar Kosovës që borxhi të kthehet sipas pikës 1. (Politikisht), duke mos e votuar Albin Kurtin.
Mbetet në duart e shqiptarëve të zgjedhin më mënyrën e kthimit borxhit.
Nëse nuk zgjedhin borxhin politikisht, mos çuditen që pas një muaji, Trumpi ta ul në tavolinë Albin Kurtin dhe t’i thotë njësoj si Zelenskyt: nëse doni t’ju mbrojmë, çfarë na ofroni nga pasuritë e Kosovës? Atëherë do jetë vonë, jo për Albinin, por për atë pjesë të popullit që nuk zgjodhi kthimin e borxhit politikisht.
Ata duhet kishin zgjedhur perëndimin, jo Albinin.
Por kjo është e vështirë për ta kuptuar ata që nuk njohin borxhet Amerikës dhe kanë iluzionet e ndihmave qyl, sikur e kanë meritu që populli amerikan të paguante miliarda euro për disa mijëra njerëz mosmirënjohës.
Ka ardhur koha me kuptu që Kosova s’ka qare me harru dhe me kalu pa i la borxhet Amerikës.
Borxhi është borxh dhe duhet kthy.
Liria është e shtrenjtë dhe duhet pagu.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.