Ministria e Sportit, Ministria e Arsimit dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar memorandum strategjik mirëkuptimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Ky partneritet përfshinë fazën hartuese të projektit për Konviktet, Palestrën 1 Tetori, Menzën e Studentëve, Qendrën e Shërbimeve Shëndetësore dhe ndërtesat tjera përcjellëse përbrenda Qendrës së Studentëve. Gjithashtu përfshihen edhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit.

Këto hapësira do të përdoren gjatë Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, por do të mbesin në shërbim të studentëve, nxënësve dhe sportistëve, transmeton Klankosova.tv.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.