Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë me dije se janë përzgjedhur trajnerët e Kosovës për grupmosha të reja.
Përzgjedhës i Kosovës U20 te meshkujt do të vazhdojë të jetë Dritëro Sefaja, me ndihmësin Dion Pllana. Përzgjedhëse e Kosovës U20 te femrat do të jetë ish-basketbollistja, Shemsije Stublla, me ndihmësin Qëndrim Demi.
Ndërsa, trajner te U18 në konkurrencën e meshkujve do të jetë Brahim Veseli, me ndihmësit Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.
Përzgjedhës i Kosovës te U18 në konkurrencën e femrave do të jetë Furkan Saglik, kurse ndihmës do të jetë Emrah Karatas dhe Aurora Muhaxheri.
Ndërkohë, përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt do të jetë Ibrahim Karabegu, ndërsa ndihmës të tij: Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.