Të paktën 600 mijë fëmijë, të moshave 12 deri në 15 vjeç, kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, tha Dr. Rochelle Ëalensky, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjatë një konferencë për media. Ndërsa më shumë se 17 milionë fëmijë në këtë grupmoshë kanë të drejtë për vaksinim.
Numërimi vjen pak më shumë se një javë pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave e lejoi këtë vaksinë për përdorim emergjent në këtë grup moshë.Vetëm vaksina e Pfizer është e autorizuar në SHBA për përdorim tek fëmijët nën 18 vjeç. Nga e marta, rreth 3.5 milionë njerëz më të rinj se 18 vjeç janë vaksinuar, sipas të dhënave të CDC.
Kurse që nga 13 maj, më shumë se 3.9 milion raste të sëmundjes ishin raportuar në mesin e fëmijëve, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Kjo përfaqëson rreth 14 përqind të të gjitha rasteve të COVID-19 në Sh.B.A, raporton Nbcneës.
Ndërsa të rinjtë kanë një rrezik shumë më të ulët të ashpërsimit të gjendjes pas infektimit me koronavirus sesa të rriturit e të moshuarit, ata në disa raste mund të sëmuren shumë dhe 308 fëmijë kanë vdekur, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.