Kori Siparantum koncertin e radhës do ta mbajë koncertin e radhës.
Koncerti do të mbahet në Pejë, më 20 maj, në Kinema “Jusuf Gërvalla”.
“Kori Siparantum do të sjellë një program tejet atraktiv, që padyshim është më i vështirë dhe më i bukur në këto gjashtë vite të ekzistencës së tij. Repertori i koncertit do të përfshijë vepra stilistike nga periudha e Renesancës deri në muzikën bashkëkohore. Në program do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, "Hajde, Hajde", si dhe "The Elegy for the Corona Victims" e kompozitorit Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
Ky koncert vjen pas pjesëmarrjes së korit në disa koncerte në skenat ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në festivalin “Remusica”, në Prishtinë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.