Kori “Siparantum” nga Kosova, ka shkëlqyer në sallën ceremoniale të Universitetit “Aristoteli” në Selanik, në kuadër të “14th World Choir Festival on Musical & Competition”, mes pjesëmarrësve nga SHBA, Greqia, Sllovakia, Polonia dhe Serbia.
Pas një gare jashtëzakonisht të ngushtë dhe të nivelit të lartë artistik, kori u rendit në vendin e dytë dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë. Vendin e parë e fitoi Brigham Young University Singers nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dirigjimin e Dr. Andrew Crane, një nga koret më të mira në botë.
Ky është një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për korin “Siparantum”, që vazhdon të përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, raporton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.