Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings”, në Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, aktivitet ky që është pjesë e “WORLD'S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles".
Ky event do të mbahet nga data 09 deri më 14 nëntor, transmeton Klankosova.tv.
Kori Siparantum garon në dy kategori: Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella.
Përpos këtyre dy aktiviteteve, kori do të jetë pjesë e koncertit Friendship Concert, e cila do të mbahet në sallën e njohur të Univeristetit të Lisbonës.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.