Kori Siparantum ka fituar në kategorinë e garës së hapur me muzikë bashkëkohore mbrëmë në Olimpiadën botërore të koreve, "World Choir Games 2021".
“Sonte jemi të lumtur si kurrë më parë. Kori Siparantum është shpallur fitues në kategorinë, The Open Competition - Musica Contemporanea. Kështu kori Siparantum sonte bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021. Çfarë emocione, puna u shpërblye. Urime Kosovë”, thuhet në një postim në Facebook të Korit Siparantum.
Aktiviteti ku Kosova rrëmbeu çmim u mbajt në Antwerpen të Belgjikës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.