Pas sukseseve të shënuara gjatë muajve të fundit dhe suksesit në Olimpiadën e Koreve Botërore, World Choir Games 2021, ku kori pejan "Siparantum" rrëmbeu çmimin kryesor në Open Competition, në kategorinë "Musica Contemporanea", tani destinacioni i radhës do të jetë festivali dimëror "Choralspace"" që do të mbahet në Berlin më 17-20 Dhjetor 2021.
Paraqitja e parë dhe e dytë e korit "Siparantum" do të jetë në kuadër të programit Veni, Veni Emmanuel - The Choral Cluster, së bashku me korin "Wilmersdorfer Kammerchor" nga Berlini që do të drejtohet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur gjerman, Christian Bährens. Ndërkaq kori "Siparantum" do të drejtohet nga dirigjenti permanent i korit, Memli Kelmendi.
Mbrëmja e fundit, pra 20 dhjetori, do t'i dedikohet tërësisht korit "Siparantum".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.