Sot, tek emisioni Ora e Pasdites të ftuara ishin profesoresha e muzikës Albina Jakupi dhe kori i saj “Muza”.
“Muza” është një kor i përbërë nga 19 gra, të cilat vijnë nga qyteti i Gjilanit dhe janë të pasionuara të këndojnë.
“Dëshira e madhe për me formu këtë kor ma ka bo ma të lehtë punën, kjo ka qenë një ide e imja, një dëshirë shumë e madhe e imja me bë diçka për gratë. Unë si mësuese e muzikës punojë me fëmijë, me klasën e parë dhe të dytë por kam pas rastin me taku shumë nana, me të cilat gjatë bisedave tona spontane kam kuptu se ato dikur kanë pas dëshirë me këndu, me perjetu skenen por që pa mundësit ndoshta kushtet ekonomike, mentaliteti nuk i ka leju me përjetu këtë kënaqësi këtë andërr me e quajt, kështu që unë kam mendu me bo diçka në këtë drejtim dhe mendoj se ja kam arrit deri tani”, ka thënë Jakupi në Orën e Pasdites.
Për të kuptuar më shumë rreth korit “Muza” klikoni tek linku i mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=xJN3h1Ro85Y
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.