Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se pas prezantimit të suksesshëm me dy koncerte në Lisbonë, Braga dhe dy të tjera në Tiranë, Kori i Filharmonisë së Kosovës vazhdon turneun me një tjetër prezantim të rëndësishëm në Selanik.
Sipas MKRS-së, kjo do të bëhet në bashkëpunim me Korin e Përzier dhe Orkestrën Shtetërore të Selanikut, transmeton Klan Kosova.
“Nën drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, ky bashkim në mes të institucioneve muzikore të dy vendeve sjell intepretimin e 'Stabat Mater' nga G. Rossini. Koncerti mbahet sonte nga ora 21:00 në Auditoriumin e Madh të Sallës së Koncerteve të Selanikut”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.