Kori i Filharmonisë së Kosovës e nis sot sezonin e ri me paraqitje të veçantë në Gjermani.
Nën drejtimin e Hajrullah Sylës, kori do të performojë sonte prej orës 19:30, në Kishën e Shën Pjetrit, e njohur në gjermanisht si Hauptkirche St. Petri – Hamburg.
Programi “Horizonte” është një udhëtim muzikor që bashkon gjenerata dhe kultura, duke sjellë vepra nga repertori ndërkombëtar koral dhe kompozitorët kosovarë të gjeneratës së dytë deri tek shkolla e re./Klankosova.tv

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.