Të premten në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë do të mbajë koncert Kori i Filharmonisë së Kosovës.
“TKOB ka kënaqësinë të mirëpresë në 20-vjetorin e krijimit të tij, Korin e Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.
“Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Rafet Rudi, Kori i Filharmonisë së Kosovës, do japë një koncert për artdashësit shqiptarë”.
“Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur, Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës ‘Concerto Fantasy’ për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Ëhitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads”.
“Mos e humbisni këtë koncert, i organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.