Kori i Filharmonisë së Kosovës, sonte nga ora 19:30 do të mbajë koncert në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë. Nën drejtimin e Michelle Jensen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dr. Michelle Jensen është dirigjente korale dhe pedagoge, e renditur në vendin e parë në klasifikimet e Billboard-it. Në Universitetin “Azusa Pacific”, ajo shërben si udhëheqëse e studimeve korale dhe dirigjente e formacioneve vokale kamerale dhe koreve të oratoriove.
Ajo ka qenë gjithashtu pedagoge e jashtme në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC), ku ka marrë diplomën bachelor në muzikë, master në edukimin muzikor dhe doktoratë në muzikë korale, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.