Meriton Korenica, po e vazhdon shkëlqimin e tij në futbollin rumun.
Ai sonte ka zhvilluar një ndeshje briliante në fitoren 2:0 të Clujit ndaj Univ Craiovas.
Korenica shënoi edhe asistoi në këtë ndeshje.
28 vjeçari qëlloi cakun në minutin e 44-të derisa asistin e bëri golin e Mohammed Kamara, që e kaloi në epërsi Clujin në minutin e 22-të.
Aktualisht skuadra e futbollisti nga Kosova renditet e dyta me 33 pikë derisa Craiova është e treta me një pikë më pak.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.